Fjalë Kyçe

Vjedhje e rëndë në Pejë, kapet hajni

Vjedhje e rëndë në Pejë, kapet hajni

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Pejë dje, në rrugën Besnik Lajqi. Një mashkull ka hyrë më forcë në një lokal nën kërcënimin me armë dhe i kishte marrë arkën me para.

Mirëpo, po i njëjti gjatë ditës është kapur nga policia dhe është arrestuar rreth orës 01:23 minuta, bënë me dije Policia e Kosovës.

“Me 08.12.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti me datën e cekur, kishte depërtuar me forcë në lokalin e viktimës mashkull K/Shqiptar dhe kishte vjedhur arkën. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës, transmeton Gazeta Alo.