Fjalë Kyçe

Vjedhje në Burger King, hajnat sulmojnë policët me sopatë e çekan

Vjedhje në Burger King, hajnat sulmojnë policët me sopatë e çekan

Sot rreth orës 02:28 pas mesnate është grabitur lokali i “Burger King” në fshatin Bresje të Fushë Kosovës.

Pronari i lokalit, përmes kamerave ka vërejtur dy persona duke hyrë në lokal. Ata ishin nisur drejt arkës për të vjedhur, derisa Policia u njoftua shpejt për rastin.

Por me të ardhë në vendin e ngjarjes, njësia patrolluese e policisë është përballur me sulm nga ana e hajnave, të cilët kanë filluar t’i sulmojnë policët me sopatë dhe çekan, me ç’rast njëri nga policët ka plagosur njërin nga hajnat, ndërsa tjetri ka arritur të largohet, raporton Insajderi.

I plagosuri është dërguar në QKUK, ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njesitë relevante.

“Menjëherë kemi njoftuar emergjencën në Fushë Kosovë e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka dhënë ndihmën e parë të dyshuarit të cilin me autoambulancë e kanë dërguar në QKUK. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe komandanti i stacionit policor në Fushë Kosovë, hetuesi kujdestar, kapiteni, mbikqyrësi i hetimeve, prokurori kujdestar, nënkoloneli dhe njësia k-9 të cilët po merren me rastin”, kanë njoftuar nga stacioni policor në Fushë Kosovë.