Fjalë Kyçe

Vonesa për njohjen e statusit për viktimat e dhunës seksuale

Vonesa për njohjen e statusit për viktimat e dhunës seksuale

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë edhe pas 20 vjetësh i ka të freskëta kujtimet e dhunës së përjetuar nga paramilitarët serbë. Aq dhimbje që ka për atë që i kishte ndodhur, edhe pas gjithë këtyre vjetëve e ka të vështirë dhe nuk dëshiron të rrëfejë për ngjarjen.

Dhimbjen asaj po ia shton edhe më shumë vonesa për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale nga Komisioni për Verifikim, raporton KTV.

Ka afër një vit e gjysmë që kjo grua ka aplikuar për ta fituar të drejtën e pensionit nga shteti, por as pas gjithë kësaj kohe nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Thotë se po ta dinte se aq shumë do të zgjaste ky proces dhe do të bezdisej në këtë mënyrë, nuk do të aplikonte fare. Tërë procesin e verifikimit, ajo e quan shaka me të mbijetuarat për çka thotë se shumë gra të tjera, pikërisht për këtë shkak nuk kanë aplikuar fare.

Me këtë të mbijetuar pajtohen edhe në organizatën që merret me rehabilitimin e tyre e ku thonë se ky proces përnjëmend po merr shumë kohë. Por, sipas Sebahate Pacollit nga QKRMT, e kuptojnë edhe punën e Komisionit, i cili për shkak të ndjeshmërisë së këtyre rasteve po vepron ngadalë.

Nga kjo organizatë thonë se prej 299 rasteve që kanë aplikuar në emër të të mbijetuarve, vetëm gjysma e tyre ka fituar statusin dhe e gëzojnë pensionin prej 230 eurosh. Prej tyre, edhe nga 19 burra që kishin aplikuar, 5 nga ta kanë përfituar pensionin.

Komisioni për Verifikimin e Viktimave të Dhunës, ka afër dy vjet që ka nisur punën dhe i njëjti ka pranuar mbi 1 mijë aplikacione, derisa prej tyre kanë përfituar rreth 500 persona.

Ndërsa, disa personave të cilëve komisioni ua ka refuzuar të drejtën e pensionit, janë ankuar edhe tek Institucioni i Avokatit të Popullit, institu