Fjalë Kyçe

Vrasja në Lipjan, pasojë e një grabitjeje

Vrasja në Lipjan, pasojë e një grabitjeje

Prokurori Rexhep Meqedonci, ka thënë se Prokuroria dhe Policia janë duke vazhduar hetimet për identifikimin e të dyshuarit për vrasjen e kryer në Lipjan.
Ai ka thënë se kjo vrasje ka qenë e dhunshme dhe është kryer si pasojë e një grabitjeje, njofton Klan Kosova.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Është bërë e ditur nga policia se rasti ka ndodhur në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan ku një person rreth moshës 36 vjeçare është gjetur pa shenja jete.
“Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe këqyrja fillestare e vendngjarjes është konstatuar se një mashkull rreth 36 vjeç, që është konfirmuar si punëtori i lokalit në fjalë është pa shenja jete, dhe ka një plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti nga policia po hetohet si vdekje e dyshimtë.