Fjalë Kyçe

Vrasjet u kryen në prani të vajzës 2 vjeçare

Vrasjet u kryen në prani të vajzës 2 vjeçare

Personi me inicialet H.K, që la të vrarë sot gruan e tij, gruan e djalit e më pas vrau veten kishte qenë i njohur për drejtësinë, pasi që edhe një vit më parë kishte tentuar të vrasë gruan, raporton Gazeta Express.

Të njëjtit policia disa herë ia kishte konfiskuar armët disa herë, por H.K kishte blerë armën përsëri.

Në vendin ku ndodhi ngjarja kishte qenë prezentë edhe një vajzë dy vjeçare.

T7 raporton nga vendi i ngjarjes, ndërkaq, sipas informacioneve të para, thuhet se personi që kreu vrasjet kishte qenë me sëmundje mendore.

Rastin e ka konfimuar edhe Policia e Kosovës për Express.

“Sot rreth orës 13:20, policia ka marrë informacionin për nje vdekje te dyshimte ne rrugen “Bill Klinton” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janè vrare tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, ka bërë të ditur Flora Ahmeti.