Fjalë Kyçe

Vuçic: E vetmja gjë që mund të flitet me Kosovën është se ka pasur boksier shumë të mirë

Vuçic: E vetmja gjë që mund të flitet me Kosovën është se ka pasur boksier shumë të mirë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Beogradi i ka gati kundër-masat ndaj Kosovës nëse ajo nuk heq taksën për produktet serbe.

Vuçiç ka theksuar gjithashtu se, pa u hequr kjo taksë, me Prishtinën nuk mund të ketë dialog.

Serbia ka bërë gati kundër masat për shkak të tarifës doganore.

Këto masa janë dakorduar dhe për to është folur edhe gjatë takimit për përfaqësuesit e listës serbe. Hapat e mëtejmë kanë sjellë 140 serb nga Kosova në Pallatin e Serbisë.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçi, i ka pritur ata dhe u ka thënë të rezistojnë. Ka thënë se derisa të heqet taksa e Kosovës nuk ka dialog.

E vetmja gjë që mund të flitet, ka thënë Vuçiç, është se si dikur Kosova ka patur boksier shumë të mirë. Masat e tija do ti vë në fuqi nëse në Paris nuk ndodh asgjë. Kosova thotë do të sfidohet fuqishëm.

Aleksandar Vuçiç president i Serbisë: “Mbroj interesat e popullit tonë, por edhe luftoj kundër një marrëzie. I hqni taksat dhe flasim për çfarë të doni. Nëse jo, ne jemi njerëz të sjellshëm dhe mund të flasim për motin e mirë ose sesi dikur në Prishtinë ka patur boksierë të mirë si Salihu, Peçi apo Bogujevci, edhe pse Bogujevci ka qenë më shumë i yni. Mund të flasim për këtë, por për dialog as që bëhet fjalë”.

Vuçiç ka thënë se Serbia mbështet heqjen e vizave për Kosovën pasi kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme. Por, ka kërkuar që e gjithë bota ta kuptojë se më nuk ka shaka. Serbëve të Kosovës u ka sugjeruar të rrijnë në institucione përderisa të mos ndodhin provokime të reja. Por, dorëheqja qëndron e gatshme, shkruan ABC News Albania 24/7.

Aleksandar Vuçiç, president i Serbisë: “U kam thënë ta bëjnë punën e tyre dhe ju shqiptarëve do t’ju njoftojmë ngadalë për masat tona. Por, ju them që nuk do të jenë vendime aq të lehta. E di që shumë në Kosovë presin gabimet tona fatale që ta marrin veriun, por në jug kemi një shprehje: nuk ka për të ndodhur”.

Lista serbe është e gatshme të mbështetë partitë opozitare në Kosovë për rrëzimin e qeverisë Haradinaj. Serbët kanë thënë se do të punojnë dhe dorëheqje nuk do të ketë, por nëse nuk ndodh asgjë nuk do të japein dorëheqje vetëm në veriun e Kosovës.