Fjalë Kyçe

Xharra për gratë e kthyera nga Siria: Hiqeni burkën me të cilën ia keni marrë fytyrën Kosovës

Xharra për gratë e kthyera nga Siria: Hiqeni burkën me të cilën ia keni marrë fytyrën Kosovës

Gazetarja, Arbana Xharra ka komentuar veshjen e grave të cilat janë rikthyer nga Siria në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Xharra ka thënë se është pjesë e kulturës shqiptare që ta shikojmë njëri tjetrin në sy, raporton lajmi.net.

Madje ajo ka thënë se Kosova mbulesën e tillë, të quajtur duhet ta ndalojë me ligj.

Ky është postimi i saj në Facebook:

U kthyen si viktima te terrorit te Shtetit Islamik, keto gra disa qe shkuan pas burrave, disa qe u mashtruan, por ka nga ato qe luftuan. Nuk jane te vetme, me mijera nga Evropa iu bashkuan ISIS, por ja qe Kosova eshte vend i vogel me shume armiq qe na e shfrytezojne faktin se per nga numri i popullsise ishim te paret me pjesemarres ne ISIS. Pra keto bashke me burrat e tyre na e kane qite faqen e zeze sikurse keto burka qe po vazhdojne me i mbajte ne ftyre. Skemi ku me i cu, vendi i tyne eshte Kosova, ne shpi te veten jane kthy, por ja qe toka po mbajka gjithcka. Ne kete video shihen ato gra qe u çliruan. Keto tonat qe vazhdojne te mbajne burkat qe u kerkoje Shteti Islamik, duket se vetem fushbetejen e kane ndrruar.