Fjalë Kyçe

Zbulohen lëndimet në trupin e 28 vjeçarit që u mbyt në Mitrovicë

Zbulohen lëndimet në trupin e 28 vjeçarit që u mbyt në Mitrovicë

Visar Behrami, 28 vjeçar, ka mbetur i vdekur nën rrënojat e një hoteli i cili u shemb ditën e djeshme.

Lavdim Behrami, familjar i të ndjerit, ka folur për rastin që ndodhi dje në Mitrovicë.

Behrami ka thënë se gjendja ekonomike e familjes së të ndjerit është mesatare dhe se familja e tyre është pesë anëtarëshe.

Sipas Behramit, Visari ishte viktimë e kushteve jonormale në vendin e punës.

Ai ka treguar edhe gjendjen e trupit të viktimës kur ka kryer procedurat mortore

“Ka qenë i dëmtuar në kushte normale. Ka pasur kraharorin e majtë me disa pjesë të thyera dhe ngulfatje” – ka potencuar Behrami.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, gjatë renovimit të objektit të ish-hotel “Adreatikut”, Visar Behrami, kishte mbetur i ngujuar nga rrënojat e objektit. Ai kishte qëndruar për rreth gjashtë orë në atë gjendje, derisa ishte nxjerrur vetëm pas mesnate.

Po ashtu kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri i ka dhuruar familjes shumën prej 2 mijë eurove lidhur me ceremoninë e varrimit.