Fjalë Kyçe

Zbulohet misteri i vrasjes së 32 vjeçarit nga Rahoveci!

Zbulohet misteri i vrasjes së 32 vjeçarit nga Rahoveci!

Djali që i gjithë rrethi i tij e njihte si punëtor, të pa fjalë, të kulturuar dhe asnjëherë të përfshirë në probleme, mëngjesin e sotëm u gjet me plumb në gjoks i shtrirë në oborr të shtëpisë. Pa shenja jete. Gazeta Express sjell rrëfimin nga Qifllaku i Rahovecit ku u gjet i vrarë 32 vjecari.

Mister i madh është krijuar për vrasjen e Naser Murselaj, 32 vjeç, nga fshati Qifllak i Komunës së Rahovecit. Kur dëgjon rrëfimin e familjarëve duket se kurthi është e menduar mirë nga personi që ia ka përgatitur vrasjen Naserit. Familja dyshon se krimi është kryer jashtë oborrit të shtëpisë sepse në vendin e ngjarjes (ku 32 vjeçari është gjetur i vdekur), nuk janë parë shenja të gjakut. Familja s’ka dëgjuar as krisma të plumbave.

Ekipi i Gazetës Express ka qëndruar sot në Qifllak të Rahovecit. Djali i axhës së Naserit, Xhaviti, rrëfen për ngjarjen e rëndë.

Në kujtim të Naserit, pranë shtëpisë së familjes Murselaj, ishin mbledhur kushërinj dhe të afërm të tjerë.

“Naseri u gjet në oborr i mbytur, tani e kemi lajmëru rastin në polici. Në orën gjashtë të mëngjesit e kemi pa trupin, as krisma nuk kemi dëgju…as shenja në fytyrë nuk ka pas.”, thotë Xhaviti.

Dyshon se krimi ka mundur të ndodh në ndonjë lokacion tjetër sepse nuk janë dëgjuar krisma e as nuk janë parë shenja gjaku në vendin ku Naseri është gjetur i vdekur.

“Policia e pa se e ka një shenjë në gjoks me plumb. Tani thanë se ka dyshime mos është i ardhur nga ndonjë vend tjetër se në oborr nuk paska shenja dhe gjak”, rrëfen Xhaviti.

Xhaviti që kishte ndenjur me Murselin mbrëmë deri në orën 20:00, shprehet i habitur se si ka mundur të ndodhë vrasja. Pasi për personalitetin e djalit të axhës flet vetëm fjalë të mëdha.

“Probleme s’ka pas me kerkond, u kan djalë i mirë dhe punëtor. Ka punu me mbet gjallë. As s’ka pas borxhe as ngatërresa. Veç ka qeshë, kumedit në çfarë problemi me kanë ai ka qesh. Ai ju ka ikë ngatërresave. Nuk u përla me llafe me ardhë deri te konflikti i madh. Brenda katunit as në rrethinë s’kemi pas telashe”, thotë Xhaviti për Gazetën Express.