Fjalë Kyçe

Zeka: Prej tani fillon dialogu, deri më tani ishte vetëm monolog

Zeka: Prej tani fillon dialogu, deri më tani ishte vetëm monolog

Hera e parë që Kosova me ndërkombëtarët është duke bërë dialog, deri me tani ata kanë bërë me ne vetëm monolog. Kështu shprehet deputeti nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, me një status në facebook, transmeton GazetaAlo.

Sipas tij, ky dialog e ka trondit Mogherinin.

“Preje qe ka filluar dialogu me Serbinë, te huajte kane bere monolog. Hera e pare qe ndodhi dialogu, edhe Mogerini u trondit”, ka shkruar Zeka.

Zeka ka thënë për Kryeministrit Ramush Haradinaj se ishte i pari që i tregoi Mogherinit atë çka mendojnë qytetarët dhe jo liderët.

“I pari lider kosovar qe pati guximin me i tregu Mogerinit jo vetëm çka mendon ai si kryeministër, po çka mendojnë qytetaret e Kosovës. Kjo ishte e rëndësishme”, ka shtuar Zeka.

Ai në fund ka kërkuar që të gjithë të bashkohen në politikën e jashtme duke i dhënë një bravo të madhe politike kryeministrit Haradinaj./GazetaAlo/