Fjalë Kyçe

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë do të vazhdojë të mbizotërohet nga mot i ngrohtë dhe me diell.

Temperaturat maksimale do të shënojnë deri në 19 gradë celsius.

“Vendi ynë do vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferikë. Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot i qetë dhe stabil. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-19 gradë celsius. Do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Gazeta Alo/