Fjalë Kyçe

Bien temperaturat, kështu do të jetë moti për sot

Bien temperaturat, kështu do të jetë moti për sot

Ka ndryshuar situata sinoptike mbi gjithë territorin e vendit. Kjo si pasojë e masave të ajrit me origjinë nga verilindja, masa të cilat do të ndikojnë dukshëm në rënien e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Përveç ndryshimeve në fushat termike, do të ketë luhatje edhe në fushat barike, duke kushtëzuar mot me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat gjatë ditës do ti ndryshojnë stadet e tyre duke u intensifikuar dhe duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshjet në vende të lokalizuara mund të kalojnë në formë breshnize apo dhe breshëri.

Ky aktivitet në atmosferë do të mundësoj që vlerat e temperaturave maksimale të bien për 7-10 gradë celsius, derisa minimalet parashihen të ulen për 3-4 gradë celsius.

Temperaturat maksimale gjatë ditës së sotme parashihen të lëvizin ndërmjet 26-27 gradë celsius, ndërsa minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-12 m/s.