Fjalë Kyçe

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët.

Sipas IHMK-së, vranësirat vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të dobët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës së sotme parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius, shkruan lajmi.net.

Në fushat barike nuk do të ketë lëvizje të theksuara, duke bërë që edhe kushtet biometeorologjike të jenë të favorshme.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.