Fjalë Kyçe

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim

Fronti i ftohtë i cili përfshiu sot Kosovën dhe disa pjesë tjera të rajonit shkaktojë destabilizim të fuqishëm të motit ku pati shtrëngata të fuqishme lokale dhe pastaj ulje të temperaturave.

Temperaturat do të vazhdojnë të pësojnë ulje të mëtutjeshme sepse pas frontit do të vijojë depërtimi i masave ajrore të freskëta nga veriu.

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Vende-vende mund të ketë ndonjë rigë apo rrebesh të izoluar shiu.

Në Shqipëri nesër do të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe mundësi për rrebeshe lokale afatshkurtëra shiu me vetëtima dhe bubullimë. Do të jetë më freskët se deri më tani.

Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat vende-vende mund të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Pasnesër në tërë rajonin pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare. Do të vazhdojë të jetë relativisht nxehtë. Pasdite në disa rajone priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nga e shtuna priten përsëri ngritje graduale të temperatuave, ndërsa nga e diela do të jetë përsëri nxehtë, por nuk pritet nxehtësi ekstreme.