Fjalë Kyçe

Mbani çadrat me vete, mundësi për reshje

Mbani çadrat me vete, mundësi për reshje

Parashikimi i motit për sot dhe nesër.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të jetë mot kryesisht i ndryshueshëm, kohë pas kohe me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Mot kryesisht i ndryshueshëm dhe kohë pas kohe me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, parashihet për këto dy ditë të parashikimit. Kjo situatë meteorologjike me këto kushte, vjen si pasoj e depërtimit të masave të ajrit me presion të ulët atmosferike.

Në fushat termike do të kemi rënie të lehta në dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Në viset malore dhe përreth tyre temperaturat minimale parashihen të regjistrohen në kufijtë ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 22-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.