Fjalë Kyçe

Meteorologët tregojnë deri kur do të zgjasë moti me shi

Meteorologët tregojnë deri kur do të zgjasë moti me shi

Moti me shi do të vazhdojë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë.

Meterologët njoftojnë se ditëve në vijim parashihet mot më i nxehtë, por pasdite me reshje shiu dhe bubullima.

Temperaturat maksimale do të jenë 32 gradë Celsius, ndërsa ato minimale 12 gradë.

21.06.2019 – Nxehtë dhe kryesisht me diell. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull/mjegullinë. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullima. Era do të fryj e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 2-7m/s. Indeksi UV: 9.

22.06.2019 – Nxehtë dhe kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore priten zhvillime të vransira, që në perëndim të vendit mund të shoqërohen edhe me reshje lokale dhe mundësi për bubullimë. Era e lehtë dhe mesatare nga perëndimi 2-7m/s. Indeksi UV: 9.