Fjalë Kyçe

Meterologët tregojnë deri kur do të vazhdojë shiu në Kosovë

Meterologët tregojnë deri kur do të vazhdojë shiu në Kosovë

Moti në Kosovë do të vazhdojë të mbajë me shi edhe gjatë dy ditëve në vijim.
Siç parashikon Prishtina Weather, nesër dhe pasnesër do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa ka mundësi edhe për reshje shiu.

Siç bëhet e ditur tutje, vende-vende ka mundësi edhe për breshër.

Temperaturat maksimale do të jenë 29 gradë Celsius, ndërsa ato minimale 11.

Parashikimi më i detajuar:

19.06.2019 – Vransira dhe intervale me diell. Në vise të ulëta në mëngjes mundësi për mjegull/mjegullinë. Që nga orët e paradites dhe pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. Vende-vende reshjet do të shoqërohen edhe me breshër. Era drejtimesh të ndryshme 1-7m/s. Indeksi UV: 9.

20.06.2019 – Vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull/mjegullinë. Paradite mundësi për shtrëngata të izoluara me shi. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Vende-vende mundësi edhe për breshër. Era drejtimesh të ndryshme 2-7m/s. Indeksi UV: 8.