Fjalë Kyçe

Moti për sot dhe ditëve në vijim

Moti për sot dhe ditëve në vijim

Në fundjavë mot i paqëndrueshëm, priten edhe zhvillime të shtrëngatave me shi.

7.09 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë.

8.09 – Pjesërisht vranët. Pasdite me reshje lokale shiu dhe bubullima. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë.

9.09-10.09 – Pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Të hënën pasdite rreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.

11.09 – Vransira dhe intervale me diell. Gjatë ditës më ngrohtë, me mundësi për reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 11C deri në 15C, e maksimale nga 25C deri në 28C. Do të fryj erë e lehtë nga juglindja 1-4m/s, e ditën e hënë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi deri në 12m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale.