Fjalë Kyçe

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Masat e nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore, vetëm sa janë duke u fuqizuar duke e mbajtur grafikun e temperaturave maksimale njëjtë me ditët e fundit.

Kjo gjendje termike ka përfshirë edhe vendet fqinje, Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë dhe pjesët tjera të Evropës Juglindore.

Derisa dje maksimalet arritën në 33-35 gradë Celsius, fundjava dhe fillimi i javës së ardhshme parashihen të jenë edhe më nxehtë, por jo me temperatura sikur u regjistruan në Francë dhe disa vende tjera të Evropës.

Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve do të mbeten konstante me ditët e fundit. Minimalet ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales, teksa indeksi i rrezeve ultravjollcë mbetet brenda kufijve të rrezikut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe jugperëndimi.

Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për asnjë shtresë të popullatës, që nënkupton se shmangia nga rrezet e diellit nga ora 9-17 do të ishte e preferuar, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.