Fjalë Kyçe

Parashikimi i motit për këtë fundjavë

Parashikimi i motit për këtë fundjavë

Fusha të paqëndrueshme të presionit të ulët vazhdojnë të ndikojnë mbi rajonin tonë edhe ditëve të fundjavës, duke sjellur mot të ndryshueshëm, me vransira, intervale me diell dhe mundësi për reshje lokale shiu.

Në aspektin termik masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit do të depërtojnë gradualisht mbi rajon duke zbritur lehtë temperaturat rreth vlerave mesatare.

Mot i paqëndrueshëm me mundësi për reshje lokale shiu pritet të mbajë edhe në fillim të javës së ardhshme, por që gradualisht fusha të presionit të lartë nga Skandinavia do të shtrihen edhe mbi vendin tonë duke favorizuar kthjellime të mërkurën paradite.

13.04 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

14.04 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Pasdite priten reshje lokale shiu me mundësi edhe për bubullima.

15.04 – Kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu. Pasdite mundësi edhe për bubullima.

16.04-17.04 – Të martën pjesërisht vranët. Pasdite mundësi për riga lokale shiu. Të mërkurën paradite kryesisht kthjellët dhe me diell. Gjatë ditës dhe në mbrëmje vransirat do të shtohen.

Temperaturat gradualisht do të vazhdojnë të pësojnë rënie të lehtë. Temperaturat minimale do të luhaten nga 2C deri në 5C, e maksimalet do të luhaten nga 13C deri në 16C.

Do të fryj erë mesatare nga verilindja 2-9m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet kryesisht rreth vlerave normale.