Fjalë Kyçe

Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim

Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se fushat me presion të lartë atmosferik të cilat do të jenë prezent gjatë kësaj jave, do të ndikojnë dukshëm në ngritjen e temperaturave maksimale.

Kjo gjendje e qëndrueshme meteorologjike do të vazhdoj gjatë gjithë javës, duke shënuar temperatura mbi vlerat e mesatareve për dekadën e pare të muajit që jemi.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga jugperëndimi./Gazeta Alo/