Fjalë Kyçe

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte meteorologjike, gjatë këtyre dy ditëve pritet të ketë luhatje në parametrat kryesor, si të presionit ashtu edhe të fushave termike.

Kjo situatë do të mundësojë që mbi vendin tonë të mbajë mot kryesisht i vranët dhe relativisht i ftohtë.

Të premten pritet që vende–vende të ketë riga të izoluara shiu, ndërsa dita e shtunë parashihet të shoqërohet me reshje bore në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-9m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Sot dhe nesër do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe me vranësira, të cilat sot vende –vende do të shoqërohen me riga shiu.

Gjatë vikendit do të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlerat e normales por nuk do të mbetet stabile dhe si pasojë e kësaj gjendje barike, java e ardhshme pritet të ketë ndryshime të dukshme, ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe reshje shiu të intensitetit mesatar dhe vende-vende reshjet do të jenë të shoqëruara në formë stuhie./Gazeta Alo/