Fjalë Kyçe

Rikthehet i nxehti afrikan, temperatura përvëluese gjatë javës së ardhshme

Rikthehet i nxehti afrikan, temperatura përvëluese gjatë javës së ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se fushat me presion të lartë atmosferik, të cilat e kanë përfshirë Ballkanin, do të jenë të qëndrueshme edhe gjatë javës së ardhshme, duke krijuar kushte edhe për një valë të nxehtit afrikan.

Kjo situatë meteorologjik, sipas Institutit, do të mundësojë një mot të qetë dhe me diell, derisa nesër temperaturat maksimale do të arrijnë deri 29 gradë Celsius.

“Java tjetër parashihet të regjistrojë vlera të maksimaleve mbi 30 gradë Celsius, por jo edhe të larta siç ishin në ketë javë që po e kalojmë. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius”, thotë IHMK në njoftimin për media.

Indeksi UV, thotë IHMK, mbetet i lartë për shkak të kthjellimeve dhe vlerave të larta të maksimaleve, kështu që kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për shtresën e popullatës që kanë ankesa nga sëmundjet e ndryshme kronike dhe kontakti direkt me diellin, nga ora 10-17 mundësisht të jetë sa më i kufizuar.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndim.