Fjalë Kyçe

Sot mot me diell dhe vranësira

Sot mot me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të cilat vende-vende parashihet të shoqërohen me riga të dobëta shiu, kryesisht në pjesën veriore, qendrore dhe juglindore të vendit.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike gradualisht do të shënoj rritje. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s .