Fjalë Kyçe

Sylë Tahirsylaj tregon se çfarë moti do të mbretërojë gjatë javës

Sylë Tahirsylaj tregon se çfarë moti do të mbretërojë gjatë javës

Java e fundit e muajit prill ka filluar me mot të mirë, e kështu pritet të vazhdojë edhe tutje. Eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj ka treguar për Gazetën Express se si do të jenë temperaturat gjatë ditëve në vijim

Tahirsylaj thotë se në vend do të vazhdojnë të mbretërojnë temperature kryesisht të mira, ku më e larta do të shkojë nga 20 deri në 25 gradë Celsius.

“Vendi ynë do të vazhdojë të jetë në ndikimin e masave ajrore të nxehta të cilat vijnë nga Afrika Veriore, sipas imazheve satelitore. Këto masa kanë efekt pozitiv për zhvillimin e kulturave bujqësore dhe pranverore dhe ato që janë mbjellë në vjeshtë. Temperaturat minimale në shkallë vendi do të luhaten nga 4 deri në 17 gradë, ndërsa ato maksimale do të shkojnë nga 20 deri në 25 gradë Celsius”, thotë Tahirsylaj

Tahirsylaj thekson se gjatë funsjavës mund të ketë reshje lokale shiu, por që nuk do të jenë me instensitet të lartë.

“Nga fundi i javës pritet të ketë ndonjë rigë shumë të dobët shiu, por nuk do të ketë reshje intensive. Do të ketë erë me intensitet pak më të lartë, me shpejtësi 10/12 metër për sekondë, prandaj është mot i pranueshëm si për florën edhe për faunën”, thotë Tahirsylaj.