Fjalë Kyçe

Tahirsylaj ka një paralajmërim për ndryshimin e motit

Tahirsylaj ka një paralajmërim për ndryshimin e motit

Vera e gjatë e këtij viti pritet të përfundojë në fund të kësaj jave.

Kështu paralajmëron eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj.

“Temperaturat e larta në vendin tonë do të mbizotërojnë deri në fund të kësaj jave. Pastaj pritet ulje e temperaturave, priten edhe riga të dobta shiu”, tha Tahirsylaj për Ballkani.info.

Ndryshe,sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës këtë verë 13 gushti ka qenë dita më e nxehtë e vitit 2019, temperatura atë ditë ka shënuar 38 gradë celsius.