Fjalë Kyçe

Temperatura verore gjatë vikendit në Kosovë

Temperatura verore gjatë vikendit në Kosovë

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga afrimi gradual i masave ajrore të nxehta nga kontinenti afrikan të cilat do të influencojnë në territorin e Kosovës.

Dita e sotme do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira konvektive të cilat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe stuhi lokale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-10m/s.