Fjalë Kyçe

A është vallëzimi aktivitet i mirë për trurin?

A është vallëzimi aktivitet i mirë për trurin?

Vallëzimi është formë e performimit të artit ku trupi lëvizë në mënyrë ritmike, zakonisht për të shprehur ndjenja apo ide.

Vallëzimi është dëshmuar se ka shumë efekte shëndetësore, duke përfshirë forcimin e trurit dhe funksionin e tij, transmeton Telegrafi.

Çfarë përfitime sjell vallëzimi për trurin?

Më poshtë jua sjellim disa prej përfitimeve shëndetësore që vallëzimi i sjell në trurin e njeriut:

– Vallëzimi i redukton simptomat e depresionit

– E mbështetë funksionin motorik, emocional dhe intelektual të trurit

– E forcon memorien

– I stimulon faktorët për rritjen e nervave.

Prandaj, nëse veç dëshironi shëndet më të mirë të trurit, atëherë vallëzoni më shumë!