Fjalë Kyçe

A po rrezikohet Shqipëria nga gripi i derrave

A po rrezikohet Shqipëria nga gripi i derrave

Ministrja Manastirliu pohon se në Shqipëri nuk ka as grip derri, as epidemi gripi

“Shqipëria ka një qarkullim me intensitet mesatar të gripit, por nuk jemi në epidemi”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë një interviste televizive.

Manastirliu tha se bëhet fjalë për virusin stinor, jo grip derri, i cili prej 10 vitesh është transformuar në grip sezonal.

“Ministria e Shëndetësisë ka marrë masa për vaksinën e gripit duke e ofruar falas për atë pjesë të popullatës më të riskuar, të moshuarit, gratë shtatzëna, personel shëndetësor”, tha Manastirliu.

  1. 000 doza vaksinash janë vënë në dispozicion dhe deri tani është realizuar në masën 80 % vaksinimi, që është shumë efikas sepse ul komplikacionet.

Komplikacionet nga gripi gjatë muajit Janar, kanë shënuar 3 viktima tek persona të prekur nga një grup sëmundjesh, transmeton atsh.

Janë rreth 200 raste me grip të konfirmuara nga analizat e Institutit të Shëndetit Publik. Dhe 19.000 personat me infeksione respiratore. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka hapur 4 qendra shëndetësore 24 -orëshe në Tiranë, për të përballuar urgjencat pediatrike.