Fjalë Kyçe

Analiza e fundit do të arrijë ta zbuloj këtë sëmundje ende pa shfaqur simptoma

Shkencëtarët shpresojnë se testi I zbuluar së fundmi nga një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Washingtonit, do të arrijë të identifikojë sëmundjen e Alzheimerit shumë më herët se shfaqja e simptomave të para, dhe kështu të parandalojë këtë sëmundje, shkruan The Independent, transmeton Gazeta Ezpress.

Një analizë e gjakut, e zbuluar nga shkencëtarët kohëve të fundit do të arrijë të identifikoj stadet e hershme të sëmundjes se Alzheimerit. Ky zbulim konsiderohet të jetë shumë I madh në fushën e mjekësisë.

Sipas doktorëve, ky test, I cili ka për qëllim parandalimin e sëmundjeve degjenerative siç është rasti me sëmundjen e Alzheimerit do të arrijë të aplikohet brenda pak viteve.

Sëmundja e Alzheimerit manifestohet me dëmtimin e disa proteinave në tru, të cilat janë përgjegjëse për zhvillimin e memories. Sipas shkencëtarëve, ky test do të arrijë të identifikojë nëse këto proteina amiloide janë të dëmtuara dhe të përcaktohet nëse një person është I rrezikuar apo jo.

Hulumtimi u publikua në revistën shkencore “Neurology”, dhe përbën një zbulim shumë të madh në fushën e neurologjisë