Fjalë Kyçe

Bota rrezikohet nga pandemia e gripit

Bota rrezikohet nga pandemia e gripit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka pohuar se nuk janë të përgatitur në mënyrë adekuate për një pandemi globale të gripit, me ekspertë që thonë se “është çështje kohe kur do të godasë, jo nëse do të godasë ao jo”.

Në një deklaratë të lëshuar so gjatë ditës, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus pretendon se kërcënimi i gripit pandemik ishte “gjithnjë i pranishëm”, duke paralajmëruar publikun të mos nënvlerësonte rreziqet.

Ai tha: “Duhet të jemi vigjilentë dhe të përgatitur – kostoja e një shpërthimi të madh të gripit do të jetë shumë më i madh se çmimi i parandalimit”.

Pandemia e fundit e gripit u shkaktua nga virusi H1N1 – i njohur gjithashtu si influenza A – i cili u përhap në të gjithë botën gjatë vitit 2009 dhe 2010.

Sipas studimeve të kësaj pandemie, të paktën një në pesë vetë në mbarë botën u infektuan gjatë vitit të parë dhe vlerësohet të ketë shkaktuar në mes të 100,000 dhe 400,000 vdekjeve globalisht në të njëjtën kohë.

Ekspertët globalë të shëndetit dhe OBSH paralajmërojnë se ekziston rreziku që një virus i gripit më vdekjeprurës të kalojë një ditë nga kafshët tek njerëzit, të pësojë mutacion dhe të infektojë qindra mijëra njerëz.

Viruset e gripit janë të shumëfishta dhe gjithnjë në ndryshim, dhe infektojnë rreth një miliard njerëz çdo vit në mbarë botën në shpërthimet sezonale.

Nga këto infeksione, rreth 3 deri në 5 milionë janë raste të rënda, duke çuar në rreth 290,000 deri 650,000 vdekje të lidhura me vështirësitë e frymëmarrjes të shkaktuara nga gripi.

Vaksinat thuhet se mund të ndihmojnë në parandalimin e disa rasteve, prandaj OBSH rekomandon vaksinimin vjetor – sidomos për njerëzit që punojnë në kujdesin shëndetësor dhe për pesonat më të prekur siç janë të moshuarit, të miturit dhe personat me sëmundje kronike.

Plani i Organizatës Botërore të Shëndetësisë – i përshkruar si më i plotë deri tani – përfshin masat për të mbrojtur publikun sa më shumë që të jetë e mundur nga shpërthimet vjetore të gripit sezonal si dhe përgatitja për një pandemi.

Dy qëllimet kryesore të planit janë të përmirësojnë kapacitetet mbarëbotërore për mbikëqyrje dhe reagim – duke u bërë thirrje të gjitha qeverive të zhvillojnë një plan gripi kombëtar dhe të zhvillojnë mjete më të mira për të parandaluar, zbuluar, kontrolluar dhe trajtuar gripin, siç janë vaksinat më efektive dhe barnat antivirale .

Gjatë një pandemie, ka pak ose aspak imunitet para virusit në popullatën njerëzore. Tre pandemi të influencës ndodhën në intervale të disa dekadave gjatë shekullit të 20-të, më të rënda nga të cilat ishte i ashtuquajturi “Grip i Spanjës”. Mendohet se ka shkaktuar vdekjen e 20-50 milionëve në vitet 1918-1919.

Pandemitë më të lehta ndodhën më vonë në vitin 1957 dhe 1958, të njohur si “gripin aziatik” dhe “gripin Hong Kong” në vitin 1968 – ata shkaktuan rreth një deri në katër milionë vdekje secili.