Fjalë Kyçe

Çka paralajmëron vuajtja nga ankthi?

Çka paralajmëron vuajtja nga ankthi?

Një studim i ri ka zbuluar se meshkujt të cilët vuajnë nga ankthi, kanë dy herë më shumë gjasa për të vdekur nga kanceri sesa ata të cilët nuk janë të prekur.

Por sipas studiuesve, kjo ndodh më rrallë tek gratë të cilat vuajnë nga problemet e shëndetit mendor.

Ata sugjerojnë se se meshkujt e shqetësuar kanë më shumë gjasa për ta “vetëmjekuar” ankthin e tyre me alkool apo duke pirë duhan më shumë se femrat, dy faktorë këto që rrisin gjasat e gjetjes së kancerit.

Gratë janë të prirura që të shkojnë më shpesh tek mjeku, duke lejuar që edhe kanceri të diagnostikohet më e herët dhe gjithashtu ato lehtësojnë trajtimin e tij.

Në një studim u përfshinë 15,938 britanikë të cilët kishin qenë të diagnostikuar me çrregullim ankthi. Ky çrregullim karakterizohej nga shqetësime të pakontrolluara për shumë fusha të jetës, thanë studiuesit.

Simptomat përfshijnë tensionin e muskujve, pagjumësinë, paaftësi për t’u përqëndruar dhe shqetësimin.