Fjalë Kyçe

Do të habiteni, por këto janë 4 përfitimet magjike të birrës në shëndetin tonë

Do të habiteni, por këto janë 4 përfitimet magjike të birrës në shëndetin tonë

E kemi dëgjuar të gjithë thënjën: “Një mollë në ditë e mban mjeku larg.” Por a keni dëgjuar ndonjëherë të përmendet se një birrë mund të bëjë të njëjtën gjë?, shkruan Gazeta Metro.

Ka shumë arsye për të menduar që alkooli është i keq për shëndetin tonë. Konsumim i alkooli i pakontrolluar jo vetëm që mund të çojë në alkoolizëm, por sasi të mëdha gjithashtu mund të kenë një efekt vërtet negativ në trupin tonë.

Por për ata që konsumojnë birrë në menyrë të moderuar, mund të vijnë lajme të mirëpritura (dhe befasuese) për të mësuar se birra vërtetë mund të jetë e mirë për ju. Ashtu si ka përfitime shëndetësore uthëlla e mollës, studimet kanë treguar se ka mjaftë përfitime edhe konsumimi i birrës, por normalisht në sasi të limituar.

Lexoni më poshtë 4 mënyra të pabesueshme që birra mund të ndihmojë trupin tuaj.

Ndoshta nuk e keni pasur idenë se një deri në dy birra në ditë mund të ulë rrezikun e Alzheimerit dhe të ndihmonte punën e zemrës.

Përfitimet:

1.Përmirëson Shëndetin e Zemrës

Pirja e birrës mund të ketë potencial për të ndihmuar zemrën tuaj. Sipas “hulumtuesve italianëm ata zbuluan se konsumimi i moderuar i birrës kishite një rrezik më të ulët prej 42 për qind të sëmundjeve të zemrës në krahasim me ata që nuk kishin të bënin me të.”

2.Zvogëlon rrezikun e diabetit

Kur bëhet fjalë për  diabetin e të tipit 2, pak njerëz mendojnë për birrën. Megjithatë, siç shkruan Lifehack.org, “Studime të shumëfishta kanë treguar se pijet alkoolike kishin një rrezik rreth 30 për qind më të ulët të diabetet të tipit 2 sesa subjektet e tjera testuese që abstenuan”.

3.Zvogëlon presionin e gjakut

Pirja e tepërt është provuar të ketë efekte negative në zemër dhe presionin e gjakut, por pirja e birrës mund të bëjë të kundërtën. Sipas studimeve “Birra mund të ulë rrezikun për ata qeë janë të prekur nga hipertensioni, thotë hulumtimi.

“Në një studim, hulumtuesit e Harvardit zbuluan se konsumimi i moderuara i birrës ka më pak gjasa të ngris presionin e gjakut  se ata që pinë verë apo kokteje.

4.Mbron trurin

Ndërsa shumica e njerëzve mendojnë se birra vret qelizat e trurit, një përbërës specifik i gjetur në birrë mund të mbrojë mendjen. Sipas Shape.com, “Komponimet që gjenden në birrë mund të mbrojnë kundër sëmundjes së Alzheimerit dhe Parkinsonit, sipas një studimi.” Gjithashtu hulumtuesit vazhdojnë të thonë se konsumimi i birrës “mund të ngadalësojë zhvillimin e sëmundjeve neurodegjenerative”.