Fjalë Kyçe

E tmershme: Ajri i ndotur ndikon që ju të humbni shumë flokë?

E tmershme: Ajri i ndotur ndikon që ju të humbni shumë flokë?

Sipas një hulumtimi të ri, bëhet e ditur se ajri i ndotur ndikon që ju të keni humbje të flokëve.

Kur stinët ndryshojnë, sidomos tani në vjeshtë ka gjasa që ju të humbisni shumë flokë ndërsa jeni duke u larë në dush ose edhe kur i krihni.

Studimet e mëparshme kanë lidhur ndryshimet sezonale me humbjen e flokëve te njerëzit, dhe zakonisht nuk është asgjë për t’u shqetësuar.

Por hulumtimi i ri, i prezantuar në Kongresin e 28 të Dermatologjisë në Madrid, tregon për herë të parë se ekspozimi ndaj ndotësve të zakonshëm të ajrit është i lidhur me humbjen e flokëve tek njerëzit.

Çfarë lidhje ka ajri me flokët?

Hulumtimi u krye duke përdorur qelizat nga skalpi i njeriut në bazën e folikulave (qelizat e papilës dermale të folikulave njerëzorë) dhe duke i ekspozuar ato në grimca të ndryshme siç janë pluhuri dhe grimcat e naftës, që gjenden zakonisht në ajër të ndotur.

Studiuesit kryen një ekzaminim në qelizat për të zbuluar një proteinë specifike që ndihmon flokët të rriten. U tregua se prania e PM10 (grimcë e dëmshme në ajër me diametër më të vogël se 10 mikrometra) uli nivelin e asaj proteine.

Studimi zbuloi gjithashtu se nivelet e tre proteinave të tjera, të cilat janë përgjegjëse për rritjen e flokëve dhe mirëmbajtjen e tyre, uleshin nga pluhuri dhe grimcat e naftës apo nënprodukteve të saja, të ngjashme me PM10.

PM10 përfshin lëndë djegëse, benzinë, naftë, qymyr, naftë etj, me diametër të barabartë ose më të vogël se 10 mikrometër.

Studiuesi kryesor, Hyuk Chul Kwon nga Qendra e Kërkimit Shkencor për të Ardhmen në Republikën e Koresë, deklaroi në raportin e lajmeve: “Ndërsa lidhja midis ndotjes së ajrit dhe sëmundjeve serioze si kanceri, sëmundjet pulmonare dhe sëmundjet kardiovaskulare njihet mirë, ka pak ose asnjë hulumtim mbi efektin e ekspozimit në ajrin e ndotur mbi lëkurën e njeriut dhe flokët në veçanti. Hulumtimi shpjegon mënyrën e veprimit të ndotësve të ajrit në qelizat papilla dermale të gjëndrave të njeriut, duke treguar se si ndotësit më të zakonshëm të ajrit çojnë në humbjen e flokëve “.

Mbroni veten nga ndotja e ajrit

Pavarësisht nëse shqetësoheni për humbjen e flokëve apo jo, ndotja e ajrit gjithashtu mund të rrisë rrezikun tuaj nga alergjitë e frymëmarrjes dhe problemet me frymëmarrjen.

Ndërsa ata që jetojnë dhe punojnë në zona urbane me një popullsi shumë të madhe nuk mund t’i shpëtojnë plotësisht ajrit të ndotur, ka mënyra për të kontrolluar ekspozimin ndaj tij:

Shmangni ushtrimet dhe ecjen pranë zonave me trafik të dendur siç janë autostradat ose rrugët e ngarkuara me makina.

Ndërroni rrobat, bëni dush dhe lani flokët sapo të ktheheni në shtëpi nga puna për të mos përhapur grimcat e dëmshme nëpër shtëpi.

Investoni tek bimët për të rritur cilësinë e ajrit brenda shtëpisë tuaj.

Shmangni djegien e gazrave dhe drurit pa ventilimin e duhur.

Ndërkaq në Prishtinë ajri është shumë i ndotur në javët e para të vjeshtës, ku mesatarja e nivelit të ndotjes brenda ditës është 150 PPM.