Fjalë Kyçe

Helmimi nga ushqimet, bëni kujdes se si ushqeheni

Helmimi nga ushqimet, bëni kujdes se si ushqeheni

Mjekët apelojnë për sa më shumë higjienë.

Sezoni veror dhe fluksi i njerëzve i përqendruar në zonat turistike shoqërohet me raste të intoksikimit dhe gastroenteriteve për shkak të mos respektimit të kushteve të higjienës si dhe konsumit të ushqimeve në restorante apo dhe tek ambulatorë që tregtojnë produkte të ndryshme.

Çdo dite ka raste që paraqiten pranë shërbimit infektiv në QSUT me këto probleme.

“Temperaturat e larta bëhen shkak për të shkaktuar infeksione të traktit tretës dhe atij respirator”, tha Najada Çomo, shefe e shërbimit infektiv.

Larja e duarve sa me shpesh është norme si për ata që frekuentojnë zonat turistike edhe për ata që qëndrojnë në shtëpi. Çomo tërheq vëmendjen edhe për ata të cilët në fundjavë i drejtohen detit me ushqime të marra nga shtëpia.

Mjekja shprehet se pavarësisht se ushqimet e marra me vete gatuhen në kushtet e mira, por temperaturat e larta bëjnë që ato të shkaktojnë infeksion.

‘Larg ushqimeve me shumë kalori”, sugjeron mjekja sidomos në ditët me temperatura të larta. /tch