Fjalë Kyçe

Ja pse pacientët duhet të ndalojnë marrjen e aspirinës

Ja pse pacientët duhet të ndalojnë marrjen e aspirinës

Më shumë se 29 milionë njerëz mbi 40 vjeç marrin një aspirinë çdo ditë edhe pse e dinë që nuk kanë asnjë sëmundje të zemrës.

Miliona njerëz që marrin aspirinë për të parandaluar sëmundjet e zemrës, duhet të ri mendojnë këtë opsion, raportojnë hulumtuesit e Hardvardit.

Një dozë e vogël e aspirinës rekomandohet për njerëzit që tashmë kanë përjetuar infarkt apo janë diagnostifikuar me sëmundje të zemrës.

Studiuesit thonë se mbi 29 milionë njerëz duhet ë marrin këtë mesazh, e sidomos personat mbi 40 vjeç. Shumë pacientë janë të habitur nga ky lajm, raporton “Fox News”, transmenton lajmi.net.

Me vite të tëra është rekomanduar nga mjekët të përdoret aspirinë për parandaluar ndonjë sulm të mundshëm në zemër.

Ndërsa, që nga viti i kaluar kjo gjë është vënë në dyshim.

Këto studime ishin ndër më të mëdha dhe që kanë zgjatur një kohë të gjatë dhe erdhën në përfundim si aspirina mund të sjell dëmë, sidomos tek të rriturit.

Shumë përdorues në madje përjetuan gjakderdhje në traktin e tretjes, së bashku me disa efekte tjera anësore.