Fjalë Kyçe

Këto janë shkaqet që pengojnë të mbeteni shtatëzënë

Këto janë shkaqet që pengojnë të mbeteni shtatëzënë

Shtatzënia është një ndër fazat më të rëndësishme në jetën e një femre

Por, disa nga arsyet kryesore që mund t’iu ndalojnë të ngeleni shtatzënë janë pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit, pilulat për kontrollin e lindjes, etj.

Megjithatë, këta nuk janë faktorët kyç përse ju nuk po mund të mbesni shtatzënë.

Ka disa arsye të fshehura që po ju pengojnë të mbeteni shtatzënë:

Ju konsumoni shumë yndyra

Konsumimi i ushqimeve të skuqura, ato të përgatitura shpejt si në “Fast Food” ndikojnë negativisht në pjellori. Përpiquni të kufizoni konsumin e këtyre ushqimeve, duke i zëvendësuar ato me karbohidrate të shëndetshme. Kur keni neps për yndyrëra, më mirë të konsumoni banane, bajame ose kos frutash.

Bëni shumë ushtrime

Ushtrimet mund të përmirësojnë pjellorinë tuaj në një masë të caktuar, por është e rëndësishme të mos bëni më shumë seç duhet. Tejkalimi mund të ndikojë në balancën tuaj të energjisë dhe ndikon gjithashtu negativisht në ciklin tuaj riprodhues. Hulumtimet kanë treguar se stërvitja e gjatë dhe intensive e përditshme mund të ndikojë në aftësinë tuaj për të mbetur shtatzënë. Moderimi është çelësi për të ruajtur shëndetin dhe mirëqenien tuaj.

Partneri juaj është i stresuar

Studimet tregojnë se fertiliteti i një njeriu është prekur ndjeshëm nga streset e jetës, duke përfshirë punën, familjen dhe jetën shoqërore. Të jesh i paaftë për t’u përballur me këto probleme ka gjithmon ndikim negativ.