Fjalë Kyçe

Këto janë ushqimet më të mira për ta ulur shtypjen e gjakut

Këto janë ushqimet më të mira për ta ulur shtypjen e gjakut

Shtypja e lartë e gjakut mund të shpie në sulme të zemrës dhe trurit nëse nuk trajtohet, prandaj është esenciale t’i ndërmerrni hapat e nevojshëm për ta ulur atë nëse është shumë e lartë.

Një prej gjërave më të rëndësishme që mund ta bëni kur e keni shtypjen e lartë, është ta përmirësoni mënyrën se si ushqehen, transmeton Telegrafi.

Shmangia e ushqimeve me sasi të lartë të kripës dhe yndyrave të ngopura është një mënyrë e mirë për ta ulur shtypjen e gjakut, por ju gjithashtu mund t’i hani disa ushqime që e kanë aftësinë t’jua zvogëlojnë atë.

Hudhra

Hudhra përmban allcin, antibiotik natyral, i cili ndërlidhet me përmirësime të shtypjes së gjakut.

Shega

Sipas ekspertëve, shega ka shumë veti fitimprurëse të cilat e parandalojnë formimin e substancave bllokuese të artereve dhe në përgjithësi e përmirësojnë shëndetin kardiovaskular.

Ushqimet me magnez

Magnezi nevojitet ë muskujt të relaksohen pas kontraksioneve dhe gjithashtu ndihmon në shtypjen e lartë të gjakut.

Magnezin mund ta merrni si suplement, por edhe përmes spinaqit, orizit të kaftë, produkteve arrore, etj.