Fjalë Kyçe

Këto janë ushqimet që mund të na mbrojnë nga i ftohti

Këto janë ushqimet që mund të na mbrojnë nga i ftohti

Kur temperaturat bien, lëkura është organi që preket menjëherë.

Të gjithë kemi përjetuar tharjen e duarve dhe buzëve apo dhe çarjen e tyre nga i ftohti.

Përmes ushqimit ju mund të furnizoni lëkurën me vitamina dhe minerale të cilat i shërbejnë për t’u rigjeneruar.

Shega

Shegët janë të pasura me antioksidantin polifenol që mbron lëkurën gjatë gjithë vitit.Ky frut përmban dhe acidin elagjik, një tjetër antioksidant që ul përqindjen e humbjes së kolagjenit, pra e mbron lëkurën nga plakja.

Patatet e ëmbla

Ky perim falë dy substancave që përmban, vitaminën A dhe betakarroten, mbron lëkurën nga i ftohti.Vitamina A ndihmon në riparimin e lëkurës së dëmtuar nga faktorët klimatik.Ndërsa betakarroteni forcon barrierën mbrojtëse duke nxitur hidratimin e lëkurës.

Lakra

Mos u gënjeni nga pamja e rrudhosur e gjetheve të lakrës, pasi në realitet ajo ka një efekt përmirësues për lëkurën.Në bazë të të dhënave ku bazohet dhe AgroWeb.org, lakra përmban nivele të larta të vitaminës A dhe C.Të dyja këto substanca, sidomos vitamina C, nxisin prodhimin e kolagjenit në organizëm.

Vezët

Mund t’i quajmë dhe si super ushqimi, pasi janë plot me vlera ushqyese.Vezët janë një burim kryesor për vitaminën A dhe E që luajnë rol kryesor në rigjenerimin e qelizave të lëkurës.Ndërsa vitamina B5 kontribuon në prodhimin e keratinës, disa mikroqeliza që garantojnë mbrojtjen e lëkurës nga faktorët e jashtëm.Omega 3 dhe vitamina D favorizojnë një shkëlqim të lëkurës si dhe parandalimin e inflamacionit.