Fjalë Kyçe

Kontrollohen nëntë barnatore në Prizren, policia sekuestron 130 barna pa banderola

Kontrollohen nëntë barnatore në Prizren, policia sekuestron 130 barna pa banderola

Nëntë barnatore në Prizren kanë qenë caku i kontrollave së Policisë së Kosovës, me ç’rast janë sekuestruar rreth njëqind e tridhjetë njësi barna pa banderola.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një bashkëpunimi me inspektoratin farmaceutik dhe zyrtarët e doganës ka kryer këtë kontrollë në bazë të dyshimit për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”.

“Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, në bashkëpunim me inspektoratin farmaceutik dhe zyrtarët e doganës, ka realizuar urdhër kontroll në nëntë (9) barnatore në rajonin e Prizrenit, mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm për veprën penale: “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar rreth njëqind e tridhjetë (130) njësi barna pa banderola”, thuhet në raportin e policisë.

Nuk raportohet për të arrestuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.