Fjalë Kyçe

Kosova, e para për përdorimin e antibiotikëve

Kosova, e para për përdorimin e antibiotikëve

Kosova zë vendin e parë në Evropë për përdorimin e antibiotikut “Ceftriaksion” (përdoret për infeksione bakteriale).

Edhe pse vazhdimisht flitet për rrezikun nga antibiotikët, kosovarët vazhdojnë t’i përdorin në mënyrë të pakontrolluar. Gjithë kjo për faj të përshkrimeve të këtyre antibiotikëve që ua bëjnë mjekët pacientëve
Nga 47 shtete të ndryshme Kosova ka zënë vendin e 19-të sa i përket konsumimit të përgjithshëm të antibiotikëve.

Mikrobiologu Lul Raka ka thënë për “Zërin” se Kosova ka qenë edhe në vendin e 11-të sa i përket konsumimit të antibiotikëve.

“Kosova që nga viti 2011 ka mbledhur të dhëna deri më sot. Në vitin 2011 në Evropë kemi qenë në vendin e 11-të me konsumin e përgjithshëm të antibiotikëve me 26.2 DID (vlerë e standardit sipas konsumit për kokë banori). Kosova nga vendi i 11-të ka kaluar në vendin e 19-të. Në anën tjetër, fatkeqësisht për një lloj të veçantë antibiotiku në formë injeksionesh – “Ceftriaksion”, kemi qenë kampionë në Evropë dhe vazhdojmë ende të jemi në krye”, ka thënë ai.