Fjalë Kyçe

Lakra jeshile në disa raste mund të jetë e rrezikshme për shëndetin

Lakra jeshile në disa raste mund të jetë e rrezikshme për shëndetin

Nuk ka dyshim se lakra jeshile është një ushqim i shëndetshëm. Në vetëm një filxhan të kësaj perime me gjethe gjendet doza e sugjeruar ditore e vitaminave A dhe K. Përmban edhe disa përbërës të caktuar, të cilët ndihmojnë në mbrojtje nga disa lloje të kancerit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Mirëpo në disa raste prapë nuk është e shëndetshme sa mendohet. P.sh. mund të ndikojë në funksionimin e tiroideve nëse hahet në sasi të mëdha.

Në të vërtetë, lakra jeshile përmban progoitrinë e cila mund të pengojë sintezën e hormoneve të tiroideve dhe të bllokojë jodin për të cilin tiroidet kanë nevojë për funksionim normal. Kjo mund të sjellë deri te lëvizja e nivelit të sheqerit në gjak dhe të ndikojë në peshë.

Mirëpo për këtë arsye nuk duhet të brengoseni, sepse për të ndodhur kjo duhet të hani sasi të madhe të lakrës jeshile shumë më shumë sesa një porcion në ditë, shkruan më tutje “Zëri”.

Mirëpo, nëse dyshoni në funksionimin e duhur të tiroideve tuaja është mirë t’i drejtoheni mjekut për këshillë. Në secilin rast nëse rregullisht hani lakër jeshile do të ishte mirë të siguroni atë që është kultivuar në mënyrë organike ose ta pastroni mirë pasi lakra jeshile është në maje të listës së perimeve më të papastra.

Në të vërtetë gjethet e lakrës përmbajnë më së shumti pesticide në krahasim me cilëndo perime tjetër. Rreth 60 për qind të mostrave të lakrës të testuara kanë dalë pozitive në Dacthal, i cili merr pjesë në grupin e pesticideve C që janë kancerogjene për trupin e njeriut. Prandaj ekspertët sugjerojnë që ta pastroni mirë dhe të zgjidhni aso organike.