Fjalë Kyçe

Një aspirinë në ditë dëmton të moshuarit

Një aspirinë në ditë dëmton të moshuarit

Rezultatet e një studimi të ri mohojnë rëndësinë e marrjes së barit parandalues për gjakun.

Bari te personat pa probleme shëndetësore nuk mbron nga tromboza dhe rrit rrezikun e gjakderdhjes së brendshme.

Edhe pse në përgjithësi rekomandohet për të moshuarit, madje edhe kur ata kanë shëndet të mirë, për të marrë aspirinë, si një mbrojtje kundër formimit të trombozës në rrjedhën e gjakut dhe sëmundjeve të zemrës, studime të reja sugjerojnë që të moshuarit duhet të harrojnë këtë rekomandim të përbashkët të mjekëve.

Në fakt, një sondazh i kryer në SHBA dhe Australi në 19,114 njerëz të shëndetshëm mbi 70-vjeç që nuk kishin pasur probleme me zemrën, kanë treguar se marrja e këtij ilaçi rrit rrezikun e gjakderdhjes së brendshme që mund të çojë në epilog fatal, transmeton Kp.

Rezultatet nuk vlejnë për njerëzit që pinë aspirinë për shkak të zemrës, por ata duhet të vazhdojnë të ndjekin këshillën e mjekut dhe të pinë një ilaç që hollon gjakun dhe zvogëlon rrezikun e një sulmi të ri, sugjerojnë pjesëmarrësit në hulumtim.

“Kushdo që pi aspirinë për një kohë të gjatë nuk duhet të ndalojë menjëherë, pasi kjo mund të shkaktojë probleme,” thonë shkencëtarët.