Fjalë Kyçe

Një deri një litër e gjysmë ujë në ditë ndikon për rënie në peshë

Një deri një litër e gjysmë ujë në ditë ndikon për rënie në peshë

Të humbësh peshë nuk është aspak e lehtë për disa. Ka që provojnë një plan dietal apo ushtrime fizike.

Të dyja bashkë janë shumë të rëndësishme për të formësuar trupin, por që ka edhe gjëra të tjera që mund të shtohen për arritjen e qëllimit, shkruan Express.co.uk, transmeton Klan Kosova.

Është kjo pija më e zakontë që ndikon në rritjen e metabolizmit dhe ndihmon trupin që të djegë më shumë kalori.

Bëhet fjalë për ujin që është treguar se ndihmon shumë ata që mbajnë dieta për ta mposhtur fryrjen.

Mandej pirja e vetëm një gjysmë litre ujë në ditë thuhet se është e mjaftueshme për të nxitur metabolizmin që trupi të djeg kaloritë, sipas hulumtimit.

Vetëm brenda 10 minutave pasi të konsumohet uji shpenzimi i energjisë në trup rritet për 30 përqind.

Në Bibliotekën Kombëtare të Mjekësisë në SHBA u zbulua se njerëzit me mbipeshë që pinin një deri një litër e gjysmë ujë në ditë arritën shumë shpejtë që ta formësojnë trupin.