Fjalë Kyçe

Për herë të parë vendoset pompa e insulinës në Klinikën e Endokrinologjisë në QKUK

Për herë të parë vendoset pompa e insulinës në Klinikën e Endokrinologjisë në QKUK

Në Klinikën e Endokrinologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë  , vendoset pompa e parë e insulinës.

“Vendosjen e pompës e bëri drejtoresha e kësaj klinike. Pompa e insulinës është donacion dhe vendoset tek pacientët me Diabetin Tip 1”, thuhet në komunikatën e dërguar nga klinika e Endokrinologjisë , në QKUK.

E pranishme gjatë vendosjes ishte dhe përfaqësuesja e kompanisë  nga Kroacia, e cila ka vëzhguar nga afër këtë punë.

Pompa e insulinës imiton mënyrën e sekretimit të insulinës nga pankreasi. Marrja e insulinës në sasi precize përmes saj e mundëson arritjen e  HbA1C( vlera mesatare e sheqerit në gjak për tre muaj). Pompa është  ideale dhe ulë rrezikun e paraqitjes së hipo apo hiperglikemisë si dhe parandalon shfaqjen e komplikimeve nga diabeti.