Fjalë Kyçe

Pirja që do iu bëjë të humbni peshë shpejt, e keni në shtëpi

Pirja që do iu bëjë të humbni peshë shpejt, e keni në shtëpi

Humbja e peshës mund të arrihet në mënyra të shumta, gjersa ekzistojnë disa gjëra për të bërë, për përshpejtim procesi.

Uthulla e mollës është një lëng, i cili mund të gjendet kudo nëpër markete, e që mjekët pohojnë se iu ndihmon njerëzve të humbin peshë lehtë, transmeton lajmi.net.

Në një studim të ngjashëm të publikuar nga Biblioteka Kombëtare e Mjekësisë së SHBA-ve gjeti se pija ndihmonte me përshpejtimin e metabolizmit, e kësisoj edhe djegies së dhjamit në mënyrë të përshpejtuar.

Ajo gjithashtu, në studim, ndihmonte në reduktimin e oreksit.

Personat në nevojë mund të marrin nga kjo pije në çdo kohë të ditës, por marrja e saj dy herë në ditë do të shfaq rezultate tejet efikase.

Edhe pse disa mund të preferojnë që pija të merret në një lugë gjelle, por të tjerët duan ta kamuflojnë shijen e hidhur, duke e përzier me pije të tjera.

Hollimi i pijes në ujë mund ta bëjë më të lehtë për stomakun. Më pas, përzierja e saj me një lugë mjaltë dhe shtrydhja e një limoni mund të bëjë edhe më të shijshme pijen.