Fjalë Kyçe

QKUK-ja për herë të parë kryen një intervenim të madh për largimin e mitrës

QKUK-ja për herë të parë kryen një intervenim të madh për largimin e mitrës

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, për herë të parë ka kryej një intervenim mjaftë të suksesshëm.
Ata përmes metodave modern lapraskopike, kanë arritur ta bëjnë largimin e mitrës së bashku me vezore.
Njoftimi i plotë i QKUK-së:

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për herë të parë me metoda minimale invazive është bërë largimi i mitrës së bashku me vezore, me metoda moderne laparaskopike.

Pas operacionit, pacientja ka qëndruar vetëm dy orë në dhomën e kujdesit intensiv, derisa pritet që të lirohet për në shtëpi brenda dy ditësh.

Pajisja e laparaskopit, e blerë nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka shërbyer për intervenim në disa raste të ndërlikuara, e cila e ka bërë më të lehtë dhe më të sigurt punën e mjekëve.