Fjalë Kyçe

Sa më shumë përqafoni foshnjat, aq më shumë zhvillohet truri i tyre?

Sa më shumë përqafoni foshnjat, aq më shumë zhvillohet truri i tyre?

Dashuria funksionon në mënyra të çuditshme.

Ne lindim të duam dhe dashuria dhe afeksioni janë të nevojshme edhe për gjendjen emocionale ashtu edhe për atë fizike.

Dhe nëse tregohemi të sinqert asgjë nuk na bënë të ndjehemi më mirë sesa përqafimi nga një person që e duam, raporton “Natural Soulution Magazine”.

Oksitocina është një hormon dhe neurotransmentues që hipotalamuesi prodhon. Shkencëtarët fillimisht e kanë identifikuar dhe e vëzhguan atë në vitin 1906. Oksitiocina është esenciale në procesin e lindjes së fëmijëve tek gjitarët, duke i stimuluar kontraktimet e mitrës, transmeton lajmi.net.

Studime të mëvonshme gjetën se roli i këtij hormoni është shumë më i thellë, duke e quajtur “hormoni i dashurisë”.

Ky hormon special gjendet në të dy gjinitë, duke i stimuluar të gjitha aspekte sistemit të riprodhimit. Mekanizmat neurobiologjikë të dashurisë dhe lidhjes janë një rreth i mrekullueshëm: bie në dashuri, bëni fëmijë, e rritim atë fëmijë me dashuri dhe kjo përcillet tek fëmija. Dhe mbi të gjitha ky hormon është esencial për zhvillimin e trurit.