Fjalë Kyçe

Sa më shumë vjet që kemi, aq më shumë shtojmë peshë, por kjo nuk ka të bëjë me metabolizmin!

Sa më shumë vjet që kemi, aq më shumë shtojmë peshë, por kjo nuk ka të bëjë me metabolizmin!

Sikurse vetura e preferuar që fillon ta shfaq moshën e vet, shumica prej nesh shtojmë peshë kur fillojmë të plakemi.

Dhe, shumica e njerëzve ia atribuojnë këtë fenomen metabolizmit, transmeton Telegrafi.

Por, siç duket, metabolizmi jonë nuk ka të bëjë edhe aq shumë me shtimin e peshës përgjatë viteve.

Në fakt, shtimi i peshës që ndërlidhet me moshën ka të bëjë më shumë me aktivitetin tonë sesa me metabolizmin.

Shpejtimi i metabolizmit është mit

Metabolizmi jonë – i cili është termi për procesin e djegies së kalorive që trupi e bën në mënyrë natyrale – ndryshon bazuar në aktivitetet që i bëjmë përgjatë ditës.

Fatkeqësisht, shkalla me të cilën i tretim shujtat dhe e djegim energjinë nuk mund të ndryshohen mjaftueshëm sa për të shkaktuar humbje të peshës.

Por, me moshën, ne gjithashtu bëjmë më pak aktivitet fizik. Hulumtuesit thonë se kjo – pra jo metabolizmi – është shkaktari i vërtetë i kilogramëve që i shtojmë me moshën.

Kështu që, lëvizni më shumë…

Për ta shmangur shtimin e peshës, mundohuni të bëni sa më shumë lëvizje përgjatë ditës.

Kjo mund të përfshijë mos përdorimin e ashensorit por ngjitjen e shkallëve, shkuarjen në palestër, etj.

Vlen të ceket se hulumtimet e reja sugjerojnë se për të arritur shëndet më të mirë dhe për t’i zvogëluar rreziqet e vdekjes nga çfarëdo shkaktari, çdo lloj i lëvizjes është më i mirë sesa asnjë lëvizje.