Fjalë Kyçe

Shpresë për ata që vuajnë nga epilepsia, ja çfarë rekomandojnë studiuesit

Shpresë për ata që vuajnë nga epilepsia, ja çfarë rekomandojnë studiuesit

Ekspozimi në një listë dëgjimi të pikave muzikore të Mozartit, zgjati jetëgjatësinë e minjve me epilepsi, është gjetur në një studim të ri të rastësishëm.

Hulumtuesi kryesor i epilepsisë, Dr. Grzegorz Bulaj, në Universitetin e Utah Health, ka thënë se kjo gjetje është një zbulim i jashtëzakonshëm, njofton Klan Kosova.

Njerëzit me epilepsi kanë një shkallë jashtëzakonisht të lartë të vdekshmërisë, me rrezikun e vdekjes deri në tre herë më të lartë për shkak të krizës dhe sindromës së pashpjegueshme të vdekjes.

Por në një studim të ri, minjtë që dëgjuan muzikë gjatë marrjes së medikamenteve kishin më pak gjasa të vuanin vdekjen e parakohshme sesa kolegët e tyre epileptikë që nuk ishin të ekspozuar ndaj kësaj muzike, njofton Klan Kosova.

Sipas studiuesve, kjo konsiderohet një shpresë e re për ata njerëz që vuajnë nga epilepsia.